Insajderi
Insporti

Tronditja e radhës në Botëror, 8 futbollistë te i njëjti ekip rezultojnë pozitiv me doping!

Insajderi
03 July 2026 - 19:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tronditja e radhës në Botëror, 8 futbollistë te i njëjti ekip rezultojnë pozitiv me doping!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tunizia u eliminua nga Botërori që në grupe, duke rezultuar dështim. Një tjetër lajm tronditës del në skenë.

Raportimi vjen nga “Daily Mail”, që tregon se tetë futbollistë rezultojnë pozitivë me doping. Bëhet fjalë për clenbuterol, që është substancë e ndaluar në Agjencinë Botërore të Antidopingut.

Kjo substancë mund të gjendet në një ilaç për rrugët e frymëmarrjes. Lojtarët ndërkohë raportohet që janë përballur padashje me këtë substancë, duke konsumuar mish.

Gjasat janë të pakta që të ketë ndëshkime apo pezullime. Kjo për shkak se deri tani dyshohet se marrja e substancës së ndaluar është padashje.

Fakt është se Tunizia e mbylli grupin me 0 pikë. Të gjithë përfaqësueset e atij grupi, Holanda, Japonia dhe Suedia janë eliminuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark