Insajderi
Sport

S’ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja Australi – Egjipt shkon në vazhdime

Insajderi
03 July 2026 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
S’ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja Australi – Egjipt shkon në vazhdime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen e 1/16 së finales mes Australisë dhe Egjiptit.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Egjipti e pati epërsinë qysh në minutën e 13-të kur realizoi Ashour, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E në minutat e parë të pjesës së dytë, Australia barazoi kur Hany realizoi autogol në minutën e 55-të.

Më pas, Egjipti i pati disa raste të mira shënimi, por portieri i Australisë, Peach pati disa pritje të mira.

Mbetet të shihet nëse do të ketë fitues pas 30 minutave shtesë, apo fituesi do të përcaktohet në penallti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark