Insajderi
Sport

Egjipti eliminon Australinë

Insajderi
03 July 2026 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Egjipti eliminon Australinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Egjipti është skuadra e radhës që e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Egjiptianët triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, duke u kualifikuar në këtë fazë për herë të parë në historinë e vendit të tyre.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Egjipti e pati epërsinë qysh në minutën e 13-të kur realizoi Ashour, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E në minutat e parë të pjesës së dytë, Australia barazoi kur Hany realizoi autogol në minutën e 55-të.

Më pas, Egjipti i pati disa raste të mira shënimi, por portieri i Australisë, Peach pati disa pritje të mira.

As në vazhdime nuk pati gola, ndonëse Egjipti e pati iniciativën.

E në penallti, Egjipti triumfoi 4:2 duke avancuar tutje.

Në 1/8 e finales, Egjipti do të përballet me fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Cape Verdes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark