Insajderi
Lajme

I shumëkërkuari kapet nga Antidroga në Gjakovë, dërgohet në burg për vuajten e dënimit

Insajderi
04 July 2026 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I shumëkërkuari kapet nga Antidroga në Gjakovë, dërgohet në burg për vuajten e dënimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i shumëkërkuar nga drejtësia ka përfunduar në pranga mbrëmjen e së premtes në Gjakovë, pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).

Rreth orës 23:45, gjatë patrullimit në fshatin Ramoc, zyrtarët policorë kanë arrestuar Dritan Kocin, rreth 37-vjeçar, i cili kërkohej me disa urdhëresa aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sipas burimeve, ndaj tij ishin lëshuar tri urdhëresa për vuajtje të dënimit:

30 ditë burg,

40 ditë burg për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

25 ditë burg për veprën penale “Kanosja”.

Në total, Dritan Koci do të vuajë 95 ditë burgim.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit./sinjali/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark