Insajderi
Sport

Real Madridi gati për ndryshimet e radhës, Mourinho ua tregon derën katër yjeve

Insajderi
04 July 2026 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi gati për ndryshimet e radhës,  Mourinho ua tregon derën katër yjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi synon të frenojë shpenzimet në merkato dhe tashmë prioriteti i klubit është largimi i disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të Marca, Los Blancos kanë qenë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, duke kompletuar tashmë afrimet e Bernardo Silvas, Marc Cucurellas, Ibrahima Konates dhe Denzel Dumfries.

Pas këtyre transferimeve, drejtuesit madrilenë kanë zhvendosur fokusin drejt shitjeve, të cilat konsiderohen kyçe për uljen e faturës së pagave dhe gjenerimin e të ardhurave për përforcime të tjera gjatë një vere që pritet të jetë e gjatë dhe intensive.

Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fran Garcia dhe Raul Asencio janë disa nga emrat që klubi është i gatshëm t’i largojë gjatë muajve të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, trajneri Jose Mourinho vazhdon të kërkojë përforcime të tjera për skuadrën, me teknikun portugez që dëshiron afrimin e një mesfushori qendror dhe një qendërmbrojtësi për të kompletuar grupin për sezonin e ri.

Mbetet të shihet se cilët lojtarë do të largohen nga Santiago Bernabeu dhe nëse Real Madridi do të rikthehet sërish në treg për emra të rinj para mbylljes së afatit kalimtar veror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark