Insajderi
Lajme

E kërcënoi të miturën me publikim të fotografive, arrestohet 28- vjeçari në Ferizaj

Insajderi
04 July 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E kërcënoi të miturën me publikim të fotografive, arrestohet 28- vjeçari në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i moshës 28- vjeçare në Ferizaj, pasi i njëjti duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.

“Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”. Rasti është iniciuar më 26.06.2026, pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive”.

Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark