Insajderi
Insporti

Maroku me lehtësi mposht Kanadanë, kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Insajderi
04 July 2026 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maroku me lehtësi mposht Kanadanë, kualifikohet në çerekfinale të Botërorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror 2026, pas një paraqitjeje të fortë ndaj njërit prej nikoqirëve të turneut, Kanadasë.

Marokenët triumfuan me rezultat bindës 0-3, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke siguruar një kualifikim të merituar në fazën tjetër të garës.

Golashënues për Marokun ishte Azzedine Ounahi, i cili realizoi dy herë në këtë sfidë, ndërsa fitoren e vulosi Soufiane Rahimi me golin e tretë në fund të takimit.

Me këtë fitore, Maroku siguron një vend në mesin e tetë kombëtareve më të mira në Botëror, ndërsa në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit Paraguaj – Francë, ndeshje e cila zhvillohet sonte nga ora 23:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark