Insajderi
Sport

Franca me fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale

Insajderi
05 July 2026 - 01:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Franca me fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë më vështirë se që është pritur, Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.
Në natën mes të shtunës e të dielës, Franca fitoi 1:0 ndaj Uruguait në Filadelfi.

Francezët kanë dominuar në fushën e lojës, por lojtarët e papërshtatshëm të Paraguait e kanë bërë të vështirë për Mbappe me shokë.

Lojtarët e Paraguait në fakt nuk kanë zgjedhur mjete në kërkim të suksesit. Dhe veprimet e tyre në fushë nuk ishin gjithnjë sportive, raporton Koha.net.

Penalltia u dha për ndërhyrje të palejuar në Desire Douen. Arbitri tregoi në pikën e bardhë pas rishikimit të situatës në VAR.
Kylian Mbappe mori përgjegjësinë dhe nuk dështoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të. Ai tani i ka 19 gola në Kampionate Botërore, vetëm një më pak se Lionel Messi që mban rekordin.

Në këtë Botëror, superylli francez i ka shtatë gola, sa edhe Messi.

Kjo përfundimisht ishte ndeshja më e vështirë e Francës në këtë Botëror, por kryesisht për shkak të lojës josportive të Paraguait.
Franca në çerekfinale luan me Marokun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark