Insajderi
Lajme

Fillon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Insajderi
05 July 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fillon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.

Siç merr vesh Gazeta Insajderi nga burime të saj, iniciativa po udhëhiqet nga kryetari i degës së LDK’së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune.

Sipas këtyre burimeve, numri i nënshkrimeve të delegatëve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.

Kjo iniciativë ka filluar pas pakënaqësive të brendshme me kryetarin aktual, Lumir Abdixhikun, lidhur me rezultatin zgjedhor të 7 qershorit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark