Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një lajm të mirë para përballjes ndaj Belgjikës në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi Folarin Balogun është lejuar të luajë, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit.
Sipas mediave ndërkombëtare, FIFA ka marrë vendim që të pezullojë dënimin prej një ndeshjeje për futbollistin e Monacos, duke e bërë atë të disponueshëm për sfidën vendimtare të së hënës.
🚨🚨 LA FIFA A TRANSFORMÉ LA SUSPENSION DE BALOGUN EN SURSIS ! 🤯🇺🇸🇧🇪
— BeFootball (@_BeFootball) July 5, 2026
Son carton rouge est maintenu, mais il est finalement autorisé à jouer le 8ème de finale face à la Belgique.
(@JacobsBen) https://t.co/vCzyKXaRnR pic.twitter.com/qmkayurd35
Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, pas një ndërhyrjeje ndaj Tarik Muharemoviqit, dhe sipas rregullave pritej të mungonte automatikisht në ndeshjen pasuese.
Megjithatë, FIFA ka vendosur që pezullimi të mos zbatohet për momentin, në bazë të Nenit 27 të Kodit Disiplinor, duke e lënë vendimin në fuqi me kusht.
Kjo nënkupton se dënimi mund të rikthehet nëse Balogun përsërit ndonjë shkelje të ngjashme gjatë periudhës së provës.