Insajderi
Lajme

Dyshohet se zjarri nga mbeturinat dogji rreth 42 ari grurë në Podujevë

Insajderi
06 July 2026 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se zjarri nga mbeturinat dogji rreth 42 ari grurë në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zjarr ka përfshirë të dielën rreth orës 15:52 një sipërfaqe prej rreth 42 ari toke të mbjellë me grurë në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Dyshohet se flakët kanë shpërthyer si pasojë e djegies së disa mbeturinave në afërsi të arës së mbjellë, gjë që mund të ketë shkaktuar përhapjen e zjarrit në kulturën bujqësore.

Me konsultim të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe përgjegjësinë e mundshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark