Insajderi
Insporti

Notat e Anglisë pas triumfit ndaj Meksikës: Bellingham me notën 10, Quansah zhgënjen me karton të kuq

Insajderi
06 July 2026 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Notat e Anglisë pas triumfit ndaj Meksikës: Bellingham me notën 10, Quansah zhgënjen me karton të kuq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anglia siguroi me shumë vështirësi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Meksikën me rezultat 3-2 në “Estadio Azteca”, duke u bërë vetëm skuadra e tretë që nga viti 1966 që arrin ta fitojë një ndeshje në këtë stadium.

Dopieta e Jude Bellinghamit dhe penalltia e realizuar nga Harry Kane rezultuan vendimtare për “Tre Luanët”, të cilët luajtën plot 47 minuta me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të Jarell Quansah.

Meksika ngushtoi diferencën në pjesën e parë me golin e Julian Quiñones, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1. Më pas, penalltia e realizuar nga Raúl Jiménez në minutën e 69-të e çoi rezultatin në 3-2 dhe shtoi presionin mbi anglezët në minutat e fundit.

Megjithatë, skuadra e Thomas Tuchel i rezistoi sulmeve të vazhdueshme të Meksikës dhe tani do të përballet me Norvegjinë në çerekfinale, pasi Erling Haaland udhëhoqi norvegjezët drejt fitores ndaj Brazilit më herët gjatë mbrëmjes.

Notat e lojtarëve të Anglisë

Jordan Pickford – 8

Bëri disa pritje vendimtare gjatë ndeshjes dhe nuk mund të bënte shumë më tepër te dy golat e pësuar.

Nico O’Reilly – 6

Mbrojtësi i Manchester Cityt hasi vështirësi në pjesën e parë, sidomos në përballjet me anësorin kundërshtar. Megjithatë, në pjesën e dytë, pasi u avancua më shumë në sulm, u bë një element i rëndësishëm i ekipit dhe madje goditi edhe shtyllën.

Marc Guehi – 6

Pati momente të vështira në pjesën e parë, kryesisht në mbrojtjen e krosimeve, por në pjesën e dytë tregoi shumë përkushtim dhe siguri.

Ezri Konsa – 6

Paraqitje e ngjashme me atë të Guehit. Pas përjashtimit të Quansah, kaloi në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku bëri një punë shumë të mirë.

Jarell Quansah – 4

Ndërhyrja e tij e pakujdesshme i kushtoi kartonin e kuq dhe rrezikoi seriozisht Anglinë. Deri në atë moment kishte zhvilluar një ndeshje të pranueshme.

Declan Rice – 6

Nisi kundërsulmin te goli i parë duke bartur topin për një distancë të gjatë, përpara se t’ia pasonte Bukayo Sakas. Edhe në fazën mbrojtëse i kreu mirë detyrat.

Elliot Anderson – 6

I qëndrueshëm në mesfushë. Ishte vendimtar në rikuperimin e topit para golit të dytë, duke nisur aksionin që përfundoi me gol.

Anthony Gordon – 8

Luajti një rol shumë të rëndësishëm, sidomos në pjesën e dytë. Vrapimet e tij direkte dhe aftësia për ta mbajtur topin ndihmuan shumë Anglinë, ndërsa fitoi edhe penalltinë pas një presioni të shkëlqyer ndaj portierit kundërshtar.

Jude Bellingham – 10

Ylli i Real Madridit zhvilloi një ndeshje fantastike. Punoi pa pushim gjatë gjithë takimit, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe në fund të saj bëri edhe një largim vendimtar për ta penguar Meksikën të barazonte. Një paraqitje e kompletuar, që meriton notën maksimale.

Bukayo Saka – 7

Dhuroi një asist të shkëlqyer te goli i parë, duke e dërguar topin në zonën e pesëmetrave, ku Bellingham realizoi me saktësi. Kontribuoi shumë edhe në aspektin mbrojtës para se të zëvendësohej.

Harry Kane – 8

Asistoi te goli i dytë i Bellinghamit dhe realizoi penalltinë vendimtare për Anglinë. Megjithatë, ai ishte edhe lojtari që shkaktoi penalltinë e Meksikës. Me këtë paraqitje, Kane u bë futbollisti i parë i regjistruar që nga viti 1966 që shënon një penallti dhe njëkohësisht shkakton një penallti në të njëjtën ndeshje të Kupës së Botës.

Zëvendësuesit

John Stones – 6 (në vend të Sakas)

Pas inkuadrimit tregoi përvojën dhe qetësinë e tij në fazën mbrojtëse, duke ndihmuar Anglinë të ruante epërsinë.

Djed Spence – 6 (në vend të O’Reillyt)

Mbrojti me guxim dhe realizoi një ndërhyrje fantastike në momentet e fundit, duke ia mohuar Meksikës një rast të pastër shënimi.

Dan Burn – 6 (në vend të Andersonit)

Luftoi fort dhe e kreu me përkushtim detyrën e tij, duke ndihmuar ekipin të përballonte presionin e vazhdueshëm të Meksikës.

Morgan Rogers – 5 (në vend të Kane)

Nuk pati kohë të mjaftueshme për të lënë gjurmë në lojë, por kontribuoi në menaxhimin e rezultatit në minutat përfundimtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark