Insajderi
Lajme

Qumështore Vita publikon rezultatet që ia dërgoi AUV/ DOKUMENT

Insajderi
06 July 2026 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qumështore Vita publikon rezultatet që ia dërgoi AUV/ DOKUMENT
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qumështorja “Vita”, ka lëshuar një komunikatë duke treguar se kanë dalë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit të bëra nga AUK në muajin prill.

“Vita”, thotë se “sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”.

Kjo kompani ka falëndëruar konsumatorët për besimin dhe fermerët për bashkëpunimin.

Komunikata e plotë:

Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.

Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona.

I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite.

E juaja,

𝐐𝐮𝐦𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐕𝐢𝐭𝐚


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark