Insajderi
Lajme

KRU Prishtina zbulon lidhje ilegale të një kompanie në rrjetin e ujësjellësit

Insajderi
07 July 2026 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina zbulon lidhje ilegale të një kompanie në rrjetin e ujësjellësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se është zbuluar një lidhje ilegale e ujit në lagjen Veternik, për të cilën dyshohet se është përdorur nga një kompani për pastrimin e rrugëve dhe aktivitete të tjera.

Sipas njoftimit, lidhja e paligjshme ka dëmtuar interesin publik dhe ka rezultuar me keqpërdorimin e një resursi jetik.

Gjetjet fillestare tregojnë se përmes kësaj lidhjeje dyshohet të jenë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme mijëra litra ujë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore dhe konfirmimit të plotë të gjendjes faktike, përgjegjësit do të përballen me masa ligjore dhe procedim në gjykatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark