Insajderi
Lajme

Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”

Insajderi
07 July 2026 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fermerët kosovarë të qumështit i kanë reaguar deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshit, për gjuhën e përdorur ndaj tyre.

Në reagim të tyre, fermerët kërkojnë që të tërhiqet nga shprehja “langareca”, të cilën ajo e përdori për t’i përshkruar fermerët që protestuan dje, shkruan Insajderi.

“Ne si fermer, kemi vendos qe mos ti pergjigjemi askuj ne lidhje me akuzat qe po na behen si fermer, mirepo nuk po mund te rrijme duarkryq perballe akuzave te deputetes Adriana Matoshi, e cila po i quan langareca ata fermer te cilet protestuan dje”, thuhet në reagim.

Fermerët thonë se Matoshi “po luan me djersën e shumë familjeve”.

“Po ashtu i bejme thirrje publike qe ne ta cakton secilen fytyr nga ajo proteste nese dyshon qe nuk eshte fermer, e ftojme ne vizite ne secilin fermer nga ajo proteste ta sheh nga afer aktivitetin e tij”, përmbyllet reagimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark