Një person është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, me kërkesë të Interpolit.
Në media është raportuar se i dyshuari është i përfshirë “Kobra”.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave”. I njëjti edhe i ishte shmangur drejtësisë, shkruan Insajderi.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/