Insajderi
Lajme

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Insajderi
08 July 2026 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badocit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, këtyre dy liqeneve u mungojnë nga rreth 2 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.

“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftim.

Më tej është bërë thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të burimeve të ujit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark