Insajderi
Lajme

Vali Corleone në gjykatë nuk e pranon se ka shitur drogë

Insajderi
08 July 2026 - 17:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vali Corleone në gjykatë nuk e pranon se ka shitur drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Princ Valentino Corleone u deklarua sërish i pafajshëm lidhur me akuzën për shitblerje të narkotikëve.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Corleone, avokati Ahmet Tahiri tha se në fund të këtij procesi gjyqësor, nga provat e propozuara nga ana e Prokurorisë do të vërtetohet se i mbrojturi i tij nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, por se rasti ka të bëjë me veprën penale të nenit 269 të Kodit Penal, pra për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Për këtë të fundit, sipas avokatit, i akuzuari e ka pranuar fajësinë që nga faza e parë e kësaj procedure, e që në rast reflektimi nga ana Prokurorisë, janë të gatshëm që ta pranojnë përsëri.

Meqënsë në seancë nuk kishte prezent asnjë nga dëshmitarët, gjykatësi i rastit Agim Kuçi tha se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim për dëshmitarët L.H., A.B., dhe M.Sh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark