Insajderi
Lajme

BE-ja miraton fondet për Kosovën, mbi 200 milionë euro për projekte zhvillimore

Insajderi
08 July 2026 - 21:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE-ja miraton fondet për Kosovën, mbi 200 milionë euro për projekte zhvillimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova ka përfituar 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Sipas Kurtit, rreth gjysma e këtyre fondeve do të dedikohen për investime infrastrukturore.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se këto mjete janë pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën përmes programeve IPA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark