Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, ka kërkuar që Kosova të veprojë sa më shpejt që në samitin e ardhshëm në Shqipëri të diskutohet kandidatura për anëtarësim në NATO.
Haradinaj këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke shtuar se ndonëse koha është e shkurtër, me punë serioze arrihet ky synim, shkruan Insajderi.
“Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, e cila e shpëtoi popullin tonë nga gjenocidi, mbajti samitin e radhës në Turqi. Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm. Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj vazhdimisht ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO të trajtohet si prioritet kombëtar. /Insajderi.org/