Insajderi
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim

    Insajderi
    09 July 2026 - 18:32
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar mbledhja maratonë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka zgjatur mbi tri orë, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë ftesa e kryeministrit Albin Kurti për një takim me liderët opozitarë.

    Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku ka marrë vendim zyrtar që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në takim, raporton Indeksonline.

    Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pas përfundimit të mbledhjes ka sqaruar edhe formatin se si pritet të zhvillohet ky bashkëbisedim.

    “Do të takohemi dy me dy, i përgjigjem pozitivisht”, ka thënë shkurt Abdixhiku për mediat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark