Insajderi
Lajme

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Insajderi
09 July 2026 - 18:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër nuk do të zbatohet vendimi për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për ditën e nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e këtij vendimi, i cili synon mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatën për media


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark