Insajderi
Lajme

Kurti të premten takime të ndara me Hamzën dhe Abdixhikun në Kuvend

Insajderi
09 July 2026 - 22:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti të premten takime të ndara me Hamzën dhe Abdixhikun në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë të premten dy takime të ndara me liderët e dy partive kryesore opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fillimisht, Kurti do të zhvillojë takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.

Ndërkaq, takimi i dytë mes kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet pasdite, duke filluar nga ora 18:00.

Të dyja këto takime të rëndësishme politike pritet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark