Insajderi
Lajme

Nesër bëhet shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Insajderi
09 July 2026 - 23:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër bëhet shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Pejë pritet që nesër të shpallë aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Në këtë rast të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021, kur gjatë sulmit ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj. Një tjetër pasagjer kishte mbetur i plagosur.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë përgjegjësinë e tyre për kryerjen e veprës penale. Po ashtu, edhe pala e dëmtuar ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit.

Shpallja e aktgjykimit bëhet në ora 14:30.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark