Insajderi
Lajme

Dhunë në Vushtrri, dy persona sulmojnë një qytetar -arrestohen nga Policia

Insajderi
10 July 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhunë në Vushtrri, dy persona sulmojnë një qytetar -arrestohen nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:22. Viktima është sulmuar fizikisht dhe, si pasojë e lëndimeve të marra, ka kërkuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark