Insajderi
Shqipëri/Rajon

Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në Shqipëri ditët në vijim

Insajderi
10 July 2026 - 14:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në Shqipëri  ditët në vijim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta.

Vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat pritet të rriten më tej në mesin e javës së ardhshme.

“Temperaturat, në orët e mesditës, do të kapin vlera nga 36-38 gradë Celsius. Gjithashtu, edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritje graduale dhe nga 19-22 gradë Celsius, do të kalojnë në vlerat 22-24 gradë Celsius. Për shkak të depërtimit të anticiklonit afrikan, duke filluar nga e mërkura ose e enjtja e javës së ardhshme, pritet të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave, deri në vlerat 39 apo 40 gradë Celsius”, u shpreh sinoptikani Elvi Jahaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark