Insajderi
Insporti

“Jam i trishtuar, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar” – Fernandes thyen heshtjen pas eliminimit

Insajderi
10 July 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jam i trishtuar, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar” – Fernandes thyen heshtjen pas eliminimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kapiteni i Manchester Unitedit ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Portugalisë nga Spanja në Kupën e Botës, duke falënderuar bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen gjatë turneut.

Bruno Fernandes ka folur për herë të parë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës, duke pranuar se humbja ndaj Spanjës e ka lënë të trishtuar, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar.

Portugalia hyri në turne si një nga pretendentet për titullin, por rrugëtimi i saj u ndal në fazën e 1/8 së finales, pas humbjes minimale 1-0 ndaj Spanjës.

Golin vendimtar e realizoi mesfushori i Arsenalit, Mikel Merino, në minutat shtesë, duke i dhënë fund para kohe aventurës së skuadrës së Roberto Martinezit.

Portugalia eliminohet në mënyrë dramatike

Portugezët kishin pritshmëri të mëdha para turneut dhe Bruno Fernandes kishte shprehur vazhdimisht bindjen se skuadra ishte e aftë të luftonte për trofeun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark