Insajderi
Lajme

Gjashtë gra bëhen deputete përmes kuotës gjinore – ja kush janë

Insajderi
10 July 2026 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjashtë gra bëhen deputete përmes kuotës gjinore – ja kush janë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, të cilat përbëjnë rreth 34 për qind të përbërjes së përgjithshme të parlamentit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), nga numri i përgjithshëm i grave të zgjedhura në Kuvend, 35 prej tyre kanë siguruar mandatin përmes votave të drejtpërdrejta të qytetarëve, ndërsa 6 deputete kanë hyrë në Kuvend përmes zbatimit të kuotës gjinore.

Në Aleancë janë zëvendësuar tri ulëse (Time Kadrijaj Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu), në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dy ulëse (Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu-Shoshi), ndërsa një ulëse është ndryshuar edhe në Listën Serbe(Tanja Vuljoviq).

Sipas të dhënave të KDI-së, gjatë procesit të ndarjes së mandateve nga kuota gjinore ka pasur ndryshime në disa subjekte politike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark