Insajderi
Lajme

Kurti mbërrin në Kuvend për takim me LDK-në: Jam optimist

Insajderi
10 July 2026 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti mbërrin në Kuvend për takim me LDK-në: Jam optimist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten, Vjosa Osmanin.

I pyetur nëse është optimist për një marrëveshje me LDK-në, Kurti tha: “Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucvionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mare e mirë sepse kemi shumë projekte për gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti derisa po hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Kurti ishte i shoqëruar sërish me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark