Insajderi
Botë

Trump: Nëse Irani më vret kam lënë udhëzime për ta sulmuar fuqishëm

Insajderi
10 July 2026 - 19:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Nëse Irani më vret kam lënë udhëzime për ta sulmuar fuqishëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka lënë udhëzime që Shtetet e Bashkuara të përgjigjen me një forcë ushtarake dërrmuese nëse Irani do të arrinte ta vriste atë.

“Kam qenë në listën e tyre prej kohësh. Me këtë kemi të bëjmë,” i tha Trump gazetës The New York Post të premten.

“E vetmja gjë është se unë kam lënë udhëzime: nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojmë ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me informacionet e ndara nga Izraeli për një komplot të ri iranian për ta vrarë, Trump e mohoi ekzistencën e një plani të ri, duke i thënë gazetës: “Jo, jo. Izraeli nuk doli me asgjë”.

Presidenti shtoi se Irani ka dashur prej vitesh që ai të vdiste: Kam qenë i pari [në listën e Iranit për eliminim] prej kohësh dhe, e dini, kështu e ka jeta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark