Insajderi
Lajme

Kurti pas takimit: Ishte me atmosferë konstruktive, ende nuk kemi arritur në një konkluzion

Insajderi
10 July 2026 - 20:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti pas takimit: Ishte me atmosferë konstruktive, ende nuk kemi arritur në një konkluzion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albin Kurti ka folur pas takimit me Osmanin dhe Lumir Abdixhikun.

Ai tha se takimi shkoi në një atmosferë konstruktive ku tha të jenë diskutuar shumë çështje të zhvillimeve politike.

“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”.

“Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera”, tha Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark