Insajderi
Lajme

Kurti shkruan për takimet me Hamzën e Abdixhikun: Fryma konstruktive

Insajderi
11 July 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti shkruan për takimet me Hamzën e Abdixhikun: Fryma konstruktive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me takimet e ndara, që ka pasurme kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, si dhe me, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti, ka thënë se, është ende herët të flitet për rezultate konkrete, por se, shprehet optimist për rrugën përpara.

‘’ Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi:

Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillova takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.

Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim.

Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark