Insajderi
Sport

Skuadra e Serie A ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën

Insajderi
11 July 2026 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skuadra e Serie A ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra italiane Udinese ka bërë ofertë zyrtare në vlerën e 1 milion eurove për mbrojtësin Mërgim Vojvoda.

Vojvoda zhvilloi një edicion fantastik me Comon, ku pavarësisht që nuk ishte gjithnjë titullar arriti ta ndihmojë skuadrën e Cesc Fabregas për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj, falë paraqitjeve pozitive ai ka fituar vëmendjen e disa klubeve. Megjithatë, Udinese ka ndërmarrë hapat e parë për të bërë ofertë zyrtare.

Në bazë të raportimeve të gazetarit italian Gianluca di Marzio, Udinese i ka ofruar 1 milion euro Comos, por kjo ofertë është vlerësuar si e pamjaftueshme.

Në anën tjetër, Vojvoda ka në tavolinë një kontratë trevjeçare, ku do të përfitonte 1.1 milionë euro neto për sezon.

“Udinese e dëshiron Mërgim Vojvodën dhe ka dërguar ofertë zyrtare prej 1 milion eurove për lojtarin”.

“Como aktualisht e konsideron këtë ofertë si shumë të ulët. Për lojtarin, propozimi është kontratë trevjeçare në vlerën e 1.1 milionë eurove për sezon”, shkroi ai.

Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Vojvoda do ta pranojë një transferim të tillë, ngase edhe mund ta plotësojë ëndrrën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark