Insajderi
Show

Edi Rama takon Kanye West, kjo është dhurata që i bëri artistit

Insajderi
11 July 2026 - 19:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama takon Kanye West, kjo është dhurata që i bëri artistit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi i tij me reperin amerikan Kanye West në ambientet e Kryeministrisë, pak para koncertit të artistit në Tiranë. Në videon dhe fotot e ndara, ai shihet duke e shoqëruar mysafirin nëpër hapësirat e godinës, duke i treguar detaje të ndërtesës dhe duke i dhuruar në fund një kopje të librit “The Albanian Files”, një botim i ri që flet për arkitekturën dhe ndryshimin e fytyrës së Shqipërisë.

Takimi dhe dhurata ndodhin në një moment kur edhe vetë koncerti i sotëm ka shkaktuar jo pak polemika.

Qeveria ka ndarë rreth katër milionë euro nga fondet publike për të mbështetur eventin dhe ndërtimin e stadiumit të përkohshëm, një vendim që ka nxitur zemërim të madh publik.

Edhe pse kryeministri e ka mbrojtur ndërhyrjen si të nevojshme për të shmangur turpërimin para vizitorëve të huaj dhe për të sjellë përfitime ekonomike, debatet mbi përdorimin e parave publike dhe profilin e artistit vazhdojnë të jenë të pranishme krahas interesit për performancën e mbrëmjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark