Insajderi
Lajme

E zuri druri, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë

Insajderi
11 July 2026 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E zuri druri, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë një 36-vjeçar teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liçensuar për prodhimin e drurit.

Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.

36 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark