Insajderi
Insporti

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës kërkon të transferohet te Barcelona

Insajderi
11 July 2026 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Futbollisti i kombëtarës së Kosovës kërkon të transferohet te Barcelona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Fisnik Asllanit mund të lidhet me një nga klubet më të mëdha në Evropë.

Sulmuesi kosovar ka vendosur të pezullojë bisedimet me Borussia Dortmundin, pasi dëshiron të presë një lëvizje të mundshme nga Barcelona.

Sipas raportimit të Sport, klubi katalanas mund të hidhet në sulm për Asllanin nëse Ferran Torres largohet gjatë kësaj vere. Drejtori sportiv Deco është një admirues i madh i sulmuesit, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë trajneri Hansi Flick.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi vazhdon të mbetet në garë për Asllanin dhe, sipas skenarit që po qarkullon, shitja e Karim Adeyemit te Barcelona do t’i krijonte klubit gjerman hapësirën financiare dhe nevojën për të investuar te sulmuesi kosovar.

Megjithatë, vetë Asllani duket se ka prioritete të tjera. 22-vjeçari është i gatshëm të presë Barcelonën, duke e konsideruar kalimin në “Camp Nou” si opsionin e tij të preferuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark