Insajderi
Lajme

Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje në Obiliq

Insajderi
12 July 2026 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje në Obiliq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje në Obiliq.

Sipas policisë, N.H., 47-vjeçar, dyshohet për një vjedhje të ndodhur para dy ditësh në Obiliq, shkruan Insajderi.

Në njoftimin e PK’së thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes që kishte ndodhur më 10.07.2026 në Obiliq. Personi i dyshuar, N.H., mashkull, 47 vjeç, është arrestuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark