Insajderi
Lajme

Emri i Zejnullah Gashit për kryeprokuror dorëzohet zyrtarisht në presidencë

Insajderi
13 July 2026 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Emri i Zejnullah Gashit për kryeprokuror dorëzohet zyrtarisht në presidencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se ka dorëzuar nominimin e Zejnullah Gashit për kryeprokuror të shtetit tek zyra e Presidencës.

“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftimin e KPK’së.

KPK’ja thotë se përmes këtij hapi, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark