Neymar nuk ka humbur kohë për të gjetur një sfidë të re konkurruese pas eliminimit zhgënjyes të Brazilit nga Kupa e Botës 2026.
Ylli 34-vjeçar brazilian u pa duke marrë pjesë në “World Series of Poker” në Las Vegas, vetëm pak ditë pasi Brazili u eliminua nga Norvegjia.
Neymar në “World Series of Poker”
Neymar ka zëvendësuar përkohësisht fushën e futbollit me tavolinën e pokerit.
Superylli brazilian u filmua të shtunën në mbrëmje duke marrë pjesë në turneun prestigjioz kryesor të “World Series of Poker”, me tarifë hyrëse prej 10 mijë dollarësh.
Neymar Jr Scooping Pots at the WSOP
Straight from the pitch, to the felt! @neymarjr made his way from the FIFA World Cup to the World Series of Poker to play in the $10,000 six-max event. pic.twitter.com/mJFywqWc8M— WSOP – World Series of Poker (@WSOP) July 12, 2026