Insajderi
Sport

Kush është Ismail Elfath, gjyqtari i ndeshjes Angli–Argjentinë në Botërorin 2026?

Insajderi
14 July 2026 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush është Ismail Elfath, gjyqtari i ndeshjes Angli–Argjentinë në Botërorin 2026?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismail Elfath do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet në Atlanta.

Elfath, i cili është 44 vjeç, ka lindur në Marok dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara në moshën 18-vjeçare, pasi ka fituar një vizë diversiteti. Ai është diplomuar në Universitetin e Teksasit për inxhinieri mekanike në vitin 2006.

Karriera e tij si gjyqtar ka filluar në Major League Soccer në vitin 2012, ndërsa në vitin 2016 është bërë pjesë e listës së zyrtarëve të FIFA-s. Tre vjet më vonë, ai debutoi në turneun për të rritur në Katar, ku drejtoi tri ndeshje, përfshirë përballjen e fazës së 16-shes mes Japonisë dhe Kroacisë.

Në vitin 2019, ai u përzgjodh për të gjykuar në Kupën e Botës për grupmoshën U20.

Gjatë këtij turneu, ai ka përjashtuar nga loja lojtarin e Uruguait, Agustin Cannobio, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve kundër Spanjës. Gjithashtu, ai ka drejtuar ndeshjen e fazës së 16-shes mes Norvegjisë dhe Brazilit.

Kjo gjysmëfinale do të jetë ndeshja e katërt e Elfath në Kupën e Botës 2026.

Për ndeshjen mes Anglisë dhe Argjentinës, gjyqtarët anësorë do të jenë Corey Parker dhe Kyle Atkins nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Maurizio Mariani nga Italia.

Anglia dhe Argjentina nuk janë përballur me njëra-tjetrën që nga një ndeshje miqësore e zhvilluar në Gjenevë në vitin 2005. Ndeshja e tyre e fundit në Kupën e Botës daton në vitin 1998, kur në fazën e 16-shes Argjentina u kualifikua pas ekzekutimit të penalltive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark