Insajderi
Lajme

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi për shkak të parkingut

Insajderi
14 July 2026 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi për shkak të parkingut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një konflikt i çastit për motive banale ka degraduar në përdorimin e armës mbrëmjen e kaluar në Pejë, duke lënë një person të plagosur. I dyshuari për këtë ngjarje është 28-vjeçari B.K., i cili tashmë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Insajderi ka mësuar se rasti ka nisur në një parking, ku viktima ka kërkuar që të largohej një veturë për të liruar rrugën.

Kjo kërkesë ka nxitur fillimisht një konflikt verbal, i cili ka agravuar shpejt derisa i dyshuari B.K. ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur nëntë gëzhoja. Po ashtu, dyshohet se i prandehuri kishte në posedim dy armë, njërën prej të cilave e mbante me leje.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark