Insajderi
Lajme

Takimi Osmani-Abdixhiku pa detaje, kandidatja e LDK-së: E mbështes deklaratën e sekretarit

Insajderi
14 July 2026 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takimi Osmani-Abdixhiku pa detaje, kandidatja e LDK-së: E mbështes deklaratën e sekretarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka refuzuar të japë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas daljes nga zyrat e LDK-së, Osmani nuk u ndal të komentojë përmbajtjen e takimit dhe shmangu pyetjet e gazetarëve.

Ajo gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do të heqë dorë nga posti i presidentes dhe nëse do të zhvillojë një tjetër takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Është deklaruar sekretari i LDK-së. E mbështes atë deklaratë. Ju lus për mirëkuptim”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark