Insajderi
Lajme

Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione

Insajderi
14 July 2026 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza mbledh deputetët e PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me deputetët e zgjedhur të PDK-së,.

Aty u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Në takim u vlerësua se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme. Vazhdimi i bllokadës institucionale nga ana e partisë në pushtet, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit. Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”.

Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi.

“Partia Demokratike e Kosovës i kërkon subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve. Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, jo për zvarritje të proceseve që dëmtojnë interesin publik dhe të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark