Insajderi
Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Insajderi
15 July 2026 - 08:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qarkullimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa probleme, sipas të dhënave më të fundit të përditësuara sot në orën 06:45.

Bazuar në të dhënat zyrtare, pritjet për automjetet në hyrje dhe dalje janë vetëm 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Po ashtu, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh, pasi gjatësia e kolonave në hyrje dhe dalje është 0 metra në të gjitha pikat kufitare.

Situata e qetë vlen për pikat kufitare në: Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë.

Situatë e njëjtë është edhe për pikat që trajtojnë hyrje-daljet e kamionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark