Insajderi
Lajme

Agron Qalaj ia dorëzon detyrën Zejnulla Gashit i cili zotohet: Do të jem Kryeprokuror i të gjithëve

Insajderi
15 July 2026 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agron Qalaj ia dorëzon detyrën Zejnulla Gashit i cili zotohet: Do të jem Kryeprokuror i të gjithëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, me zotimin se do të jetë “Kryeprokuror i të gjithëve.

Gashi mbajti një fjalë të shkurtë para gazetarëve, derisa s’pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem Kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku me të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dje ka dekretuar Gashin, duke ia përshkruar edhe rolin që ai duhet ta ketë.

“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar dje Haxhiu


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark