Insajderi
Lajme

Moti të enjten: Diell e vranësira, pasdite priten stuhi lokale

Insajderi
16 July 2026 - 08:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti të enjten: Diell e vranësira, pasdite priten stuhi lokale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites, nga veriperëndimi pritet të depërtojë një sistem stuhish, i cili lokalisht do të sjellë rrebeshe lokale shiu, rrëke, breshër të vogël dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa gjatë kalimit të sistemit me të reshura priten fuqizime të përkohshme të erës në formë stuhish, me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark