Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjet kokainë

Insajderi
16 July 2026 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjet kokainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e dy personave, dhe konfiskimin e 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë.

Të arrestuarit janë F.P 1992, dhe, Q.K, 1993, ndaj të cilëve është iniciuar rasti ‘’ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’’.

Postimi:

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë

Prishtinë, më 16 korrik 2026

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), Prishtinë, kanë trajtuar një rast rreth dyshimit se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike. Pas një pune operative-hetimore, më 15.07.2026, në magjistralen Pejë-Prishtinë, është lokalizuar i dyshuari F. P., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar), i cili ishte në një veturë.

Në veturë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Po ashtu, është bastisur edhe shtëpia e një të dyshuari tjetër: Q. K., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), por nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark