Insajderi
Lajme

Delegatët e LDK’së në Podujevë dhe Vushtrri po përballen me presion pas nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Insajderi
16 July 2026 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Delegatët e LDK’së në Podujevë dhe Vushtrri po përballen me presion pas nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në zyret qendrore të LDK’së, të mërkurën, janë dorëzuar nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Megjithëse, nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së janë siguruar nga delegatë të degëve të LDK’së, Insajderi mëson se ka filluar një presion ndaj delegatëve që kanë nënshkruar këtë nismë.

Sipas burimeve, presioni më i madh ndaj delegatëve që kanë nënshkruar është ushtruar në degët e Podujevës dhe Vushtrrisë.

Sipas këtyre burimeve, në këto dy degë disa delegatë janë përballur me presion. Ata janë kontaktuar nga partia duke iu bërë pyetjet të tilla si: pse keni nënshkruar? kush ju ka thanë me nënshkru?

Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark