Insajderi
Sport

Deschamps: Eliminimi dhemb, por tani synojmë medaljen e bronztë

Insajderi
16 July 2026 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deschamps: Eliminimi dhemb, por tani synojmë medaljen e bronztë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka pranuar zhgënjimin pas eliminimit nga Kupa e Botës, por ka bërë të qartë se skuadra e tij do të luftojë për të përfunduar turneun me medaljen e bronztë.

Franca u mposht nga Spanja në gjysmëfinale, ndërsa tani do të përballet me Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë. “Tre Luanët” u eliminuan nga Argjentina pas humbjes në gjysmëfinalen tjetër, shkruan Indeksonline

Deschamps theksoi se edhe pse objektivi kryesor ishte finalja, skuadra duhet të reagojë dhe të kërkojë maksimumin në sfidën e fundit.

“Ekziston edhe vendi i tretë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë medalje të bronztë.”

“Nuk jemi aty ku dëshironim dhe ku prisnim të ishim. Zhgënjimi është po aq i madh sa ambiciet tona, por duhet ta pranojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër.”

Franca dhe Anglia do të përballen për medaljen e bronztë të Kupës së Botës, në një duel mes dy skuadrave që synonin finalen, por tani do të kërkojnë ta mbyllin turneun me një rezultat pozitiv.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark