Insajderi
Lajme

Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë

Insajderi
16 July 2026 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark